Kurti nga Zvicra: S’ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka mbajtur një fjalim të gjatë në takimin me diasporën në Zvicër.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim personal.
Në një tubim me mërgimtarë në Zvicër të shtunën, Kurti ka thënë se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pavarësisht rolit që dikush ka pasur gjatë luftës apo proceseve shtetformuese.
“Kemi respekt për të gjithë ata që sakrifikuan e kontribuan për çlirimin e Kosovës, bashkimin e për pavarësinë e Republikës. Mirëpo, çfarëdo kontributi, çfarëdo sakrifice që ka bo cilido prej nesh nuk është leje për korrupsion e për pasurim”, deklaroi Kurti.
Ai ka thënë se patriotizmi dhe korrupsioni nuk mund të bashkëjetojnë.
“Prandaj, ne themi në çdo tubim, nuk ka edhe patriot edhe hajn. Ose patriot, ose hajn. Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar. Ose çlirimtar, ose zullumqar. E ne jemi bashkë me juve si patriot e çlirimtar kundër hajnave e zullumqarëve”, u shpreh ai.
Ai kritikoi edhe, pa përmendur emra, ish-udhëheqës politikë të pasluftës, duke thënë se “pushimi” nga angazhimi patriotik është shndërruar në korrupsion.
“Jemi për patriotizmin demokratik emancipues, kundër nacionalizmit autoritar hegjemonist. Patriotizmi është punë pa pushim. Në këto vitet e pas luftës kemi shembuj të dikujt që ka qenë patriot, po masnej tha po pushoj pak. E ju e dini çka i bjen pushimi, pushimi i bjen korrupsion”, përfundoi Kurti.
Kurti ka përmendur shumë tema në fjalimin e tij.
“Nuk ka edhe clirimtar, edhe zullumqar” – tha Kurti, ndër të tjera.

