Ngjarje tragjike në Shëngjin, humbin jetën dy të rinj nga Kosova
Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.
Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Ngjarja tragjike në Shëngjin, policia jep detaje
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin ku humbën jetën 2 persona. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.
Viktimat së bashku me 3 persona të tjerë, të gjithë nga Kosova ishin futur në det për t’u larë. Si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ata po rrezikonin të mbyteshin.
Policia bën me dije se kanë ndërhyrë qytetarët me Jet Sku dhe shërbimet policore të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre ne breg. Fatkqësisht 2 prej tyre kanë ndërruar jetë ndërsa 3 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
“Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.
Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë ishin nga Kosova
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në Shëngjin. Mësohet se 4 të rinjtë që u morën nga dallgët janë nga Kosova.
Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.

