Rama publikon pamje nga “Syri i Kaltër”: Një mrekulli natyrore e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne një postim në rrjetin social Facebook, ka publikuar pamje nga Syri i Kaltër, duke e cilësuar atë si një nga mrekullitë natyrore më të bukura të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë atmosferë nga Syri i Kaltër, një nga mrekullitë natyrore më të bukura të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Postimi është shoqëruar me pamje të natyrës së Syrit të Kaltër, një prej atraksioneve turistike më të vizituara në jug të vendit, i njohur për ujërat e tij kristal dhe peizazhin mahnitës.
Prej kohësh, Kryeministri Edi Rama publikon në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale pamje nga destinacione të ndryshme turistike në Shqipëri, duke promovuar bukuritë natyrore dhe kulturore të vendit.
Përmes këtyre postimeve, ai vë në fokus atraksionet që tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj, si pjesë e promovimit të turizmit shqiptar.

