Qeveria urdhëron ulje prej të paktën 15% për çmimet e mjeteve shkollore
Qeveria, në seancën e sotme, vendosi të ulë çmimet e mjeteve shkollore. Deri më 30 shtator, shitësit me pakicë duhet t’i ofrojnë këto produkte me çmime minimumi 15% më të ulëta krahasuar me çmimet që kanë vlejtur në qershor të këtij viti.
Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Marija Miteva, detyrimi për tregtarët me shumicë është një zbritje prej së paku 10%, ndërsa ata me pakicë duhet të garantojnë ulje prej të paktën 15%.
Masa shtrihet mbi një gamë të gjerë artikujsh të nevojshëm për nisjen e vitit shkollor, përfshirë çanta dhe torba, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa, ngjyra, plastelinë, brumë për modelim, baza, flomasterë dhe markerë tekstesh, ngjyra tempera, akrilike, me ujë dhe furça, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma për fshirje, gërshërë për fëmijë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, letër dekorative, dosje dhe torba kartoni, si edhe materiale për punë praktike.
Praktikisht, bëhet fjalë për gjithçka që nevojitet për fillimin e vitit shkollor, njoftoi Miteva.
Krahas çmimit të ri të reduktuar, tregtarët duhet të vendosin edhe çmimin e mëparshëm të produktit, atë që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026. Pikërisht ky çmim shërben si bazë për llogaritjen e zbritjes.
Qeveria vlerëson se vendimi synon mbështetjen e drejtpërdrejtë të familjeve në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin e ri shkollor rriten.

