OVL-UÇK: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme
OVL-UÇK ka reaguar pas procesit të dytë gjyqësor që është zhvilluar sot në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në reagimin e kësaj organizate është kritikat ashpër ZPS-ja.
Sipas OVL-UÇK-së, kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme.
“Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim. Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi. Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj”, është thënë në reagim, duke dhënë detaje tjera.
“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, është thënë në reagim.

