RajoniTop Lajme

35 euro në muaj për banim dhe ushqim, Qendra e Studentëve hap konkursin për pranimin e studentëve

Shpërndaje

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për banim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit të Qendrës së Studentëve, konkursi do të jetë i hapur nga 14 deri më 18 shtator 2026.

Studentët e interesuar mund të aplikojnë online përmes sistemit të Qendrës së Studentëve, në uebfaqen zyrtare të QS-së dhe në profilin zyrtar në Facebook, “Qendra e Studentëve-Prishtinë”.

Këtë vit, Qendra e Studentëve pritet të pranojë rreth 4 mijë studentë, të cilëve u ofron strehim, ushqim dhe hapësira për studim.

Përzgjedhja e studentëve që do të fitojnë të drejtën për banim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Çmimi për studentët do të jetë 35 euro në muaj, prej të cilave 20 euro për banim dhe 15 euro për ushqim.