Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Policia kap katër hajdutë nga Likova dhe Kosova për 10 vjedhje të rënda në Tetovë

Shpërndaje

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj katër personave, të dyshuar për dhjetë vepra penale, përfshirë katër vjedhje të rënda dhe gjashtë tentativa për vjedhje.

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se në raste të ndryshme kanë depërtuar në shtëpi, objekte afariste dhe një pikë karburanti në disa fshatra të rajonit, duke vjedhur stoli ari, para, armë, municion dhe cigare. Vetëm në dy prej rasteve, vlera e sendeve të vjedhura raportohet të jetë rreth 230 mijë euro. Hetimi përfshin edhe gjashtë raste të tjera, ku personat dyshohet se kanë hyrë në banesa dhe objekte, i kanë kontrolluar ato, por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Njoftimi i policisë:

Kallëzim penal ndaj katër personave për kryerjen e 10 veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.V. (43) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fsh. Otël, Komuna e Likovës dhe E.A. (34) nga fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të dhjetë veprave penale, prej të cilave katër “vjedhje të rënda” dhe gjashtë “vjedhje të rënda në tentativë”. Më 19.09.2026, në fsh. Pallçishtë e Poshtme, në shtëpinë e A.A., kanë marrë një kasafortë me stoli ari, armë dhe municion, me vlerë rreth 160.000 euro. Në periudhën nga 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në fsh. Pallçishtë e Postme, në shtëpinë e B.I., kanë marrë stoli ari dhe para në vlerë rreth 70.000 euro. Më 10.05.2026, në bastore sportive në fsh. Tearcë, duke përdorur forcë, kanë hapur kasafortën nga e cila kanë marrë para. Në periudhën nga 23.05.2026 deri më 26.05.2026, nga hapësirat e magazinës së një pike karburanti në fsh. Pirok, kanë marrë disa paketime cigare.
Gjithashtu, në periudhën nga prilli deri në shtator të këtij viti, të kallëzuarit në gjashtë raste kanë hyrë në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamjan, Pallçishtë e Poshtme, Nerashtë, Tearcë dhe Radiovcë, kanë kontrolluar, por nuk kanë marrë asgjë.