Kurti zotohet: Votoni presidentin sot, Ligjin për Specialen të enjten paradite
Kryeministri Albin Kurti, është zotuar se nëse presidenti i ri zgjidhet sonte, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do të votohet në lexim të dytë të enjten paradite.
Në konferencën për media, Kurti tha se zgjedhja e presidentit është “emergjencë”, ndërsa miratimi i ligjit është “urgjencë”.
“Ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin duhet ta zgjedhim më pastaj, duke respektuar edhe rregullin 72-orësh”, tha Kurti.
Ai u zotua publikisht se, në rast të zgjedhjes së presidentit, të enjten paradite do të votohet leximi i dytë i projektligjit.

