MaqedoniTop Lajme

Persona të vdekur dhe të shpërngulur kanë marrë ndihmë sociale, zbulohen mbi 4500 raste

Shpërndaje

Sipas tij, në mesin e personave që kanë marrë pagesa nga buxheti i shtetit kishte persona të vdekur, qytetarë të shpërngulur jashtë vendit, si dhe përfitues fiktivë.

Mickoski tha se pas analizave dhe kontrolleve në terren, shuma e planifikuar për pagesat sociale këtë muaj është rreth 200 milionë denarë më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas përllogaritjeve të tij, për pagesa ndaj këtyre përfituesve dyshues nga buxheti mund të jenë ndarë mbi 1 miliard deri në 1.5 miliardë denarë në vit, ose rreth 25 milionë euro.

Kontrollet ende nuk kanë përfunduar dhe, sipas kryeministrit, duhet të verifikohet edhe rreth një e pesta deri një e gjashta e numrit të përgjithshëm të përfituesve.

Mickoski paralajmëroi se kontrolle të ngjashme do të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, me synim identifikimin e pagesave të parregullta dhe kursimin e mjeteve publike.