RajoniTop Lajme

Kurti: Institucionet tashmë janë funksionalizuar, përpara na pret shumë punë

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente, Kurti ka theksuar se tashmë janë krijuar kushtet për punë pa pengesa dhe ka bërë thirrje për angazhim të shtuar në shërbim të qytetarëve dhe përmbushjen e programit qeverisës.

Postimi:
Shumë energji janë harxhuar për përmbylljen e procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës: konstituimit të Legjislaturës XI të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentes.
Mbrëmë profesoresha Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente, e sot pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit të Republikës, znj. Albulena Haxhiu.
Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm. Në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve e të programit tonë qeverisës.
Edhe një herë urime të gjithëve!