Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

MPB: Dhjetë shoferë privohen nga liria për drejtim të pakujdesshëm

Shpërndaje

Dhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Njoftimi:
Dhjetë shoferë privohen nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit, mes tyre shoferë pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për kryerjen e veprës penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, katër kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes: TT (43) nga Manastiri, O.I. (44) nga Kërçova, një i mitur nga Shkupi, si dhe M.S. (35) nga fshati Vatashë, rrethina e Kavadarit, i cili drejtonte traktor.
Dy shoferë kanë drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit. Te D.B. (21) nga Shkupi janë matur 1,99 promilë alkool në gjak, ndërsa te J.G. (67) nga Shtipi janë matur 1,77 promilë alkool.
Tre shoferë kanë drejtuar automjete edhe përkundër asaj se kanë pasur masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit motorik: Z.S. (55) dhe I.S. (54), të dy nga Kërçova, si dhe S.M. (58) nga fshati Iliovë, rrethina e Dellçevës.
Gjithashtu, një i mitur nga Negotina ka drejtuar motoçikletë pa poseduar patentë shoferi, ndërsa automjeti ka qenë edhe i paregjistruar.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit ose nën ndikimin e alkoolit dhe të kontribuojnë së bashku për siguri më të madhe në trafik.