Shasivari thirrje deputetëve: Jepini shans Ligjit për përfaqësim të drejtë
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se ai nuk duhet të mbetet peng i procedurave parlamentare dhe përplasjeve partiake.
Shasivari tha se pas miratimit do të formohet një trup koordinues dhe do të përcaktohet metodologjia e zbatimit. Ai gjithashtu kundërshtoi pretendimet e opozitës se ligji nuk parasheh kuota etnike.
“Vazhdimisht thuhet se nuk kota nuk ka sanksione ligji ne themi jepni mundsi ligjit të votohet të hyje në fuqi e marrëm ne përgjegjësinë ta zbatojmë, ta formojmë trupin koordinues ta miratojmë metoodologjin e planifikimt të punësimeve në sektorin publik se si do ta zbatojmë ligjin, mos rie peng në kuvend se nuk është mirë për shqiptarët”, tha Shasivari.

