Zgjedhjet në Bullgari: Jotova me epërsi të ngushtë ndaj Gurovit, pritet raundi i dytë
Ilijana Jotova kryeson me një epërsi të vogël ndaj Andrej Gurovit në garën presidenciale në Bullgari. Sipas exit-polleve të publikuara nga mediat bullgare, dy kandidatët pritet të përballen në raundin e dytë.
Sipas anketës dalëse të agjencisë „Alpha Research“, të publikuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), deri në orën 19:00, Jotova ka marrë 35,3% të votave, ndërsa Gurov 32,4%.
Pas tyre renditet Kostadin Kostadinov me 12,6%, Radostin Vasilev me 4,1%, Ivelin Mihajlov me 3,5% dhe Ivan Hristanov me 2,2%.
Sipas të njëjtit exit-poll, pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 ishte vetëm 22,3%.
Këto janë vlerësime paraprake nga anketat dalëse. Rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas numërimit dhe publikimit të të dhënave zyrtare.

