BotaTop Lajme

Trump: SHBA e ka fituar tashmë luftën ndaj Iranit

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni e ka fituar tashmë luftën kundër Iranit, por nuk dëshiron të tërhiqet pa arritur një fitore finale.

“Ne u kundërpërgjigjëm dhe fituam. Është thjesht çështje se kur duam t’i japim fund”, u shpreh presidenti amerikan Trump në një fjalim me rastin e Ditës së Veteranëve, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

“Duam të sigurohemi që të kemi një fitore të plotë — jo një fitore prej 93%. Do të jetë e plotë”, u shpreh presidenti Trump.

Trump pretendon sërish se lufta do të përfundojë së shpejti — diçka që ai e ka pohuar prej muajsh.