BotaTop Lajme

Kaos në sistemin financiar amerikan, ndërpriten shërbimet online në bankat më të mëdha të SHBA-së

Shpërndaje

ijëra klientë në të gjithë SHBA-në raportuan të hënën vështirësi në aksesimin e shërbimeve bankare online në disa prej institucioneve më të mëdha financiare, sipas faqes së internetit Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve.

Përdoruesit raportuan probleme me bankat JPMorgan Chase, Bank of America, U.S. Bank, Wells Fargo, si dhe me platformën e pagesave Zelle. Vështirësitë përfshinin pamundësinë për të hyrë në llogaritë bankare, për të kontrolluar gjendjen e tyre dhe për të kryer transaksione.

Sipas të dhënave të Downdetector, deri në orën 18:45 GMT, sipas orës lokale, ishin regjistruar më shumë se 4.600 raportime për probleme me Chase dhe mbi 1.500 për Bank of America.

Disa klientë të Chase morën një mesazh gabimi ku thuhej: “Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për t’i rikthyer ato. Ju lutemi, provoni përsëri më vonë”.

Chase konfirmoi ndërprerjen në një përgjigje ndaj një klienti në platformën X, duke bërë të ditur se po punonte për zgjidhjen e një problemi me shërbimet bankare online dhe duke këshilluar përdoruesit të provonin sërish më vonë.

Sipas CNBC, nuk kishte asnjë tregues se problemi teknik i JPMorgan Chase ishte shkaktuar nga aktorë keqdashës apo sulme kibernetike.

Downdetector mbledh raportime të dërguara nga vetë përdoruesit për problemet me shërbimet, çka do të thotë se shifrat e publikuara nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht numrin e përgjithshëm të klientëve të prekur.

Shkaku i ndërprerjeve të raportuara nuk është bërë ende i qartë, ndërsa nuk kishte asnjë tregues se të gjitha institucionet financiare të prekura po përballeshin me probleme që buronin nga i njëjti shkak.