BDI dega Zhelinë: Arsimtarët e shkollave fillore të Komunës së Zhelinës janë ende pa paga
REAGIM PUBLIK
Arsimtarët e shkollave fillore të Komunës së Zhelinës janë ende pa paga, ndërsa nxënësit vijojnë mësimin në klasa të ftohta!
Është e papranueshme që arsimtarët e shkollave fillore të Komunës së Zhelinës të mbeten pa pagat për punën që kanë kryer. Ata vazhdojnë të mbajnë mësim dhe të përmbushin detyrimet ndaj nxënësve, ndërsa Komuna ende nuk ka siguruar pagesën e tyre.
Kërkojmë që Komuna e Zhelinës të shlyejë menjëherë pagat e vonuara të arsimtarëve të shkollave fillore.
Kryetari i Komunës duhet të japë sqarim publik për shkaqet e vonesës dhe urgjentisht pagat të kalojnë në llogaritë e arsimtarëve.
Me ardhjen e të ftohtit, nxënësit në shkollat pa ngrohje po zhvillojnë mësim në klasa të ftohta.
Komuna duhej ta siguronte ngrohjen para fillimit të sezonit.
Kërkojmë ndërhyrje urgjente në çdo shkollë të prekur dhe njoftim për prindërit se kur do të vihet në funksion ngrohja!
#PolitikaTëMëdha
#ArsimtarëtPaPaga
#ShkollatPaNgrohje

