Liz Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë

Shpërndaje

Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Ashtu siç pritej, ajo mundi Rishi Sunak dhe u zgjodh në krye të Partisë Konservatore.

Ajo mori 81,326 vota ndërsa Sunak 60,399 vota.

BBC shkruan se sfida e parë urgjente e udhëheqëses së re të konservatorëve është shpallja e një plani për të trajtuar kostot në rritje të energjisë.

Truss pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministres të martën, kur do të udhëtojë për të takuar mbretëreshën në Balmoral të Skocisë.