MaqedoniTop Lajme

Mickoski: Zgjidhja për shujtën studentore është në tryezë, studentët do të përfitojnë të drejta dhe privilegje më të mëdha

Shpërndaje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me aktivitetin e sotëm me MASH-in dhe nëse ka zgjidhje për shujtën studentore, deklaroi:

“Zgjidhja është e qartë, zgjidhja është në tryezë. Tani po shqyrtojmë se si ta bëjmë atë funksionale, së bashku me Sekretariatin e Përgjithshëm, Ministrinë e Transformimit Digjital dhe natyrisht, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Mendoj se jemi në rrugë të mbarë dhe ajo që do të krijojmë këtë herë është vërtet diçka inovative. Diçka që do t’i ndihmojë studentët të fitojnë më shumë të drejta në krahasim me ato që i kanë sot, si dhe privilegje më të mëdha, shumë më të mëdha se ato që i kanë sot. Prandaj, kur ta kemi produktin përfundimtar, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejtë nga dita e sotme, do t’i ftojmë studentët dhe mediat, që të gjitha këto t’ia prezantojmë opinionit.”