Zgjedhjet lokale, kjo është renditja e partive në fletëvotime

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim në zgjedhjet e 17 tetorit. Partitë garojnë si koalicione dhe si të vetme, varësisht komunave dhe marrëveshjeve paraprake. Në listë janë gjithsej 122 parti, koalicione, kandidatë dhe lista të pavarura. KSHZ-ja njoftoi se një ditë para ditës së zgjedhjeve mund të votojnë edhe personat me vendim për izolim të cilët do të duhet të paraqiten në organet komunale zgjedhore, pesë ditë para ditës së zgjedhjeve.

Renditja në fletëvotim:

1. Opsioni Qytetar për Maqedoninë – GROM
2. Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” – LDP dhe DOM
3. Bashkimi Demokratik për Integrim
4. Koalicioni “Të gjithë bashkë” i përbërë nga BDI, ASH dhe AAA
5. Aleanca për Shqiptarët
6. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
7. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritja e Maqedonisë”
8. Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë
9. LSDM
10. Alternativa
11. PDSH
12. Koalicioni “Më e mira për komunën time”, i udhëhequr nga LSDM
13. Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni
14. VMRO – Partia popullore
15. “E Majta”
16. Lëvizja Besa