RajoniTop Lajme

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar, aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit i vazhdoi me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Kurti tha se 28 Nëntori nuk është vetëm Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Kombëtar, por edhe ditëlindja e kryekomandantit Adem Jashari dhe e shpalljes publike të UÇK-së në Llaushë nga Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj.

Ai theksoi se Kruja e Skënderbeut në mes të shekullit XV, Vlora e Ismail Qemalit dhe Drenica e Adem Jasharit, në fillim e në fund të shekullit XX, janë trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit që na e ndriçon të ardhmen e këtij shekulli të ri.

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Vlorë, 28 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Justina Shiroka Pula, përkrah krerëve institucionalë të Republikës së Shqipërisë, presidentit Bajram Begaj, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.