MaqedoniTop Lajme

Delegacioni i UNT-së mori pjesë në pritjen shtetërore për ditën e flamurit, 28 nëntorin

Shpërndaje

​Tiranë, Nëntor 2026 – Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, delegacioni i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i përbërë nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, prorektori, Prof. Dr. Sani Demiri, dhe Mr. Ariton Rama, së bashku me kryesinë e Unionit të Studentëve, mori pjesë në pritjen shtetërore në nder të Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

​Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, 28 Nëntori ka një domethënie të veçantë. Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kjo lidhje me gjuhën dhe kulturën shqiptare merr jetë çdo ditë në auditorët ku brezat e rinj mësojnë, studiojnë dhe krijojnë në gjuhën shqipe.
​Gëzuar Ditën e Flamurit.