Maqedoni

U nda nga jeta gazetarja e njohur nga Shkupi

Shpërndaje

Në Shkup mbrëmë ka ndërruar jetë Firdes Prevalla, gazetarja e njohur e Televionit të Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, e cila viteve të fundit ishte e pensionuar. Ai njihej me raportimet dhe emisionet e saj për tema të ndryshme sociale dhe të përditshmërisë. Ka jetuar në Shkup dhe herë pas here edhe në SHBA, për shkak se një pjesë e familjes jetonte atje. Nga familja Prevalla informuan se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 01.30 në varrezat e Butelit në Shkup. Firdes Prevalla ishte bashkëshortja e dr.Shaban Prevalla, i njohur si deputet, viceguvernator i Bankës Popullore dhe profesor universitar.