Sport

Ministri kosovar vë në dispozicion një pagë për gjobën ndaj Xhakës dhe Shaqirit (FOTO)

Shpërndaje

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani është solidarizuar me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, pas vendimit që FIFIA dha ndaj dy lojtarëve shqiptarë që aktivizohen me Zvicrën, për ti dënuar ata me nga 10 mijë franga.

Bajram Hasani ka vendosur që një pagë të tijën ta vërë në dispozicion për pagesën e kësaj gjobë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ministri në Facebook, i cili thotë se emocionet që i dhanë dy lojtarët nuk paguhen me para.

Postimi i ministrit

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi.

Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdoni, djema e na bëni krenar!