Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Slam – Paris

Shpërndaje

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Argjend në Grand Slamin e Parisit.

Kampionja Olimpike u mposht nga italiania Buchard në “Golden Score” në finale në kategorinë deri në 52 kilogram.

Distria bëri paraqitje shumë të mirë dhe u cilësua një nga luftimet më interesante në Paris Grand Slam.

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga francezja Amandine Buchard.

****

Distria e ka nisur nga raundi i dytë garën dhe ka marrë një fitore jo edhe aq të vështirë ndaj francezes, Anais Mosdier.

Pejania këtë përballje e ka fituar me ‘ippon’ pas vetëm 1:42 minutave lojë, duke siguruar kalimin tutje.

Në luftën e dytë, xhudistja jonë u ndesh me kundërshtaren nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Edhe në këtë përballje, Distria arriti të triumfojë, por në kohën shtesë me anë të një Waza-ari në një luftë që zgjati plot 6 minuta e 26 sekonda.

Me këto dy fitore, pejania u kualifikua në gjysmëfinale ku u desh të përballet me zviceranen, Fabienne Kocher.

26-vjeçarja nga Kosova fitoi me anë të një Waza-ari dhe pastaj një ‘Ippon’ pas 57 sekondash luftë dhe kështu siguroi finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, Distria u tregua e fortë, por jo e mjaftushme ndaj francezes Amandine Buchard, e cila renditet e para në këtë kategori.

Xhudistja jonë u mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ nga Buchard.

Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë.