Sport

Behrami tregon se a do ta bëjnë flamurin me duar lojtarët shqiptarë

Shpërndaje

Lojtarët e Zvicrës u përfshin në një të ashtuquajtur festim politik por tani “rasti është mbyllur” thotë zëvendës kapiteni i Zvicrës, Valon Behrami

Behrami ka thënë se ai dhe lojtarët e tjerë të Kombëtares se Zvicrës kanë folur pas ndeshjes kundër Serbisë, gjatë të cilës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bën më duar shqiponjën dy krenare si pjesë e festimit të golave. Ky gjest që bëhet për ta bërë me duar flamurin e Shqipërisë, shkaktojë tension në rajon pasi që konsiderohet ofendues për shumë serbë.

Behrami është njëri nga lojtarët e Zvicrës që është shqiptarë nga Kosova, një vend që u deklarua i pavarur por nuk njihet nga Serbia, nuk i ka kritikuar Xhakën dhe Shaqirin, që po ashtu kanë trashëgimi të njëjtë shqiptare, trasmeton GazetaEpress.

Të dy lojtarët u dënuan dhe u suspenduan nga FIFA sepse thyen rregullat duke bërë një llojë deklarate politike në fushë por ata u dënuan vetëm më para, më 10 000 franga saktësisht. Kapiteni i Zvicrës, Lichtsteiner, po ashtu është dënuar më 5000 franga pasi kishte bërë këtë simbol, edhe pse ai nuk është shqiptar.