Në këtë orë fillon super meçi ndërmjet Anthony Joshuas dhe Oleksander Usykit

Shpërndaje

Sonte do të zhvillohet super meçi në kategorinë e rënd të boksit ndërmjet Anthony Joshuas dhe Oleksander Uykit.

Bokseri britanik dhe ai ukrainas do të luftojnë për titullin WBA, IBF dhe WBO.

Kjo përballje do të zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër dhe fillon rreth orës 23:00.

Ndryshe, Anthony Joshua do të fitojë 15 milionë funte nga kjo përballje, derisa Oleksandr Usyk do të marrë vetëm pesë milionë.