Boksieri ukrainas shkon me kalë në ring (Video)

Shpërndaje

Boksieri ukrainas Denis Berinçik, ka bërë një nga veprimet më të çuditshme të daljes në ringun profesionist. Ai fundjavën e shkuar për ta zhvilluar luftën e peshave të lehta me Hose Luiz Prieto, deri tek ringu arriti me kalë. Kjo nuk ishte hera e parë që Berinçik në ring arrin në mënyrë kaq të çuditshme, pasi më herët në ring kishte dal pranga sikur të ishte i burgosur, megjithatë ardhja me kalë deri tek ringu i kaloi të gjitha kufijtë. Ndryshe ukrainasi në Lojërat Olimpike të vitit 2012 kishte fituar medaljen e argjendtë.