Maqedoni

Ulje rekorde e kërkesave për azil nga Maqedonia në BE në muajin qershor

Shpërndaje

Zyra evropiane për mbështetje të azilit (EASO) për MIA-n deklaroi se dukshëm është ulur numri i kërkesave për azil me prejardhje nga Maqedonia në vendet e BE-së, në gjashtë muajt e fundit.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në muajin janar, 480 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Evropë, në qershor ky numër ka rënë në 276.

Ndërkohë, kërkesat për azil sipas muajve janë këto: shkurt – 372, mars – 467, prill – 392 dhe maj -319.

Zyra nuk komenton për bazat, as për arsyet për të cilat personat kërkojnë azil, por informon se në Gjermani është vërejtur numri më i madh i kërkesave për azil nga Maqedonia.

Ulja e kërkesave për azil është një trend i vazhdueshëm, kur do të krahasohen me vitet paraprake. Nga “kriza” me azilkërkuesit pas lirimit nga regjimi i vizave, kur mijëra shtetas të Maqedonisë kërkuan azil në vendet e BE-së, në vitin 2017 numrat megjithatë ende ishin relativisht të larta.

Për vitin 2017, numër rekord prej 920 shtetasve të Maqedonisë kanë kërkuar azil në BE në muajin mars, ndërsa numri më i ulët është në muajin shtator me 411.

Janar – 556, shkurt – 550, prill 683, maj – 463, qershor – 559, korrik – 565, gusht – 417, tetor – 503, nëntor – 573 dhe dhjetor – 507, janë numrat e mbetur për vitin e fundit, thonë nga EASO për MIA-n.

Në Shqipëri, megjithatë numrat janë më të larta, edhe pse vërehet trend i vogël i uljes. Kështu pra në mars të vitit 2018, 1744 shtetas të Shqipërisë kanë kërkuar azil në BE, që është më shumë edhe nga janari i vitit 2018 me 1630 azilkërkues, por edhe nga qershori i vitit 2018 me 1505. Muajin paraprak, 1511 shtetas të Shqipërisë kanë menduar se u është e nevojshme ndihmë ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2017 ka arritur numri prej 2.483 aplikues të azilit nga Shqipëria në BE.

Vendi me më shumë aplikime nga Shqipëria është Franca, ku 12.129 shtetas kanë kërkuar azil.

Nga zyra belge për të huaj, megjithatë, informojnë se shtetasit e Shqipërisë ishin në dhjetë vendet e para që kanë kërkuar azil në Belgjikë në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, para Eritresë dhe Kongos.

Sipas disa burimeve diplomatike në Bruksel, arsyeja kryesore për rezistencën e Francës ndaj ndarjes së datës për negociata të Shqipërisë në muajin qershor ishte pikërisht kjo shkallë e lartë e aplikuesve të azilit./mia