Blindohet në luks Saranda, mbërrin jahti i Babait të Emirit të Katarit (Foto)
Jahti lukzos i Emirit të Katarit Hamad Bin Khalifa Al Thani ka mbërritur paraditen e sotme në portin e Sarandës.
Lajmin e bën të ditur deputeti socialist, Alket Hyseni i cili ka publikuar edhe disa fotografi të Jahtit dhe makinave që presin Babain e Emirit në port.
“Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, shkruan Alket Hyseni.