Kryeministri Haradinaj bën hajgare kur pyetet për kërcënimet ndaj tij, thotë se ai po i ruan policët

Shpërndaje

Në media dje qarkulloi lajmi se kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë një kërcënim dhe Policia ka shtuar masat e sigurisë për kryeministrin. Haradinaj, i pyetur për këtë, duke qeshur tha se ai i ruan policët që e përcjellin.

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur rreth raportimeve për kërcënime ndaj tij.

Kryeministrit, duke lënë të kuptohet se nuk e ka aspak dert sigurinë e tij, gjeti hapësirë për shaka. U tha se i është shtuar numri i policëve që po e përcjellin kryeministrin, por Haradinaj thotë se vetë ai i mbron këta policë.

“Po unë po i mbroj do policë, rehat janë. Jam duke i rujt mirë, për besë. Ju siguroj se të sigurt janë”, ka thënë ai.