Maqedoni

Kim Mehmeti: Ambasadori i posaemëruer i Kosovës në Maqedoni – fundrinë e dalur nga ‘Pusi i Gjarpërit’

Shpërndaje

“Shqiptarët e Maqedonisë duhet të ndjehen krenarë dhe të jetojnë në paqe me vetveten dhe vëllazërinë shqiptare, ngaqë kanë qenë gjithmonë aty ku i ka thirrë shqiptaria. Ata ishin aty edhe kur duhej të derdhej gjak për realizimin e ëndrrës së madhe mbarëshqiptare – çlirimin dhe mëvetësimin e Kosovës, njësoj siç prisnin ditë e natë në Bllacë vëllezërit e vet të dëbuar nga Kosova.

Dhe këtë e bënë pse ia kishin borxh shqiptarisë, e jo qe dikush t’ua dinte për nderë, apo pse prisnin dekorata e mirënjohje nga presidenti i sotëm i Kosovës. Këtë ata do e bënin edhe sikur qysh atëherë ta dinin se, pas çlirimit, Kosova do zaptohej nga burrështetasit e kapur peng nga krimet e bëra dhe hajdutëria. Dhe shqiptarët e Maqedonise, mbase edhe me shumë se ata të Kosovës, jane përballur me tortura policore, me padrejtësi, me përbuzje institucionale…, por mbase kurrë nuk janë ndje aq të lënduar sa sot, kur nuk e dinë se e keqja u vjenë nga qarqet antishqiptare maqedonase, apo edhe nga disa ‘gardianë ‘ të Prishtinës, që shqiptarët e këtushëm i përdorin si ‘urë lidhëse’ për bizneset e tyre në Maqedoni!

Dhe shqiptarët e Maqedonisë ndjehen të përbuzur edhe sot, kur Kosova e dërgon ambasador të vetin në Maqedoni njeriun që duhet të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e vetëm të një njeriu, të atij për të cilin mbase jo pa arsye është thënë se, kur i rrezikohet karriera politike, nuk i bëjnë përshtypje as kufomat e njerëzve.

Dhe sidoqoftë, Kosova ka të drejtë të besojë se cilido ‘gjergj’ mund të bëhet ‘Fishtë’ i madhërishëm, siç mund të mendojë se me t’u bërë president, bëhesh i mençur e nuk je më ‘hashim’, pra Kosova ka te drejtë cilëndo fundrinë kombëtare e njerëzore ta emërojë përfaqësues të saj diplomatik në Maeqdoni e kudo në botë, njejtë siç kanë të drejtë shqiptarët e Maqedonisë të kujdesen për pastërtinë e tyre kombëtare dhe ta injorojnë ambasadorin e ardhshëm të Kosovës në Maqedoni, i cili nuk është asgjë më shumë se paçavure e dalë nga ‘ Pusi i Gjarpërit’!” – shkruan shkrimtari Kim Mehmeti.