Policia financiare bastis shtëpinë e ish kryetari të Karposhit, Stevçe Jakimovski (Video)

Shpërndaje

Pas bastisjes në shtëpinë e tij nga policia financiare, është marrur në pyetje ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski. Ai është dërguar mbrëmë në Gjykatën Penale. Ende nuk dihet çfarë mase i ka caktuar gjykatësi, nuk ka informata nëse ai do të dërgohet në paraburgim, siç lajmëruan disa nga mediat.

Ndryshe, Policia financiare ka nisur hetimet për disa veprime nga ana e komunës së Karposhit deri sa ishte nën udhëheqësinë e Stevço Jakimovsikit, shtëpia e të cilit u bastis.

Siç deklaroi ai për media, bëhet fjalë për dy veprime në vitin 2012 lidhur me barakat ku është e vendosur komuna dhe e treta ka të bëjë me një ndërtim në qendër në Zhdanec.

Sipas Jakimovskit, rasti i parë është se komuna ka pasur çështje të hapur gjyqësore me kompaninë që ishte për të ekzekutuar projektin, megjithatë nuk është tërhequr garancia bankare, kurse në rastin e dytë, sipas tij punët janë kryer sipas marrëveshjes.

Sipas tij, ai nuk mban asnjë lloj përgjegjësia, pasi që pas marrëveshjes punën i kryejnë shërbimet dhe garancia bankare.

Sipas tij, prapavija e këtij hetimi është që të bëhet presion para referendumit, pasi që ai kohë më parë deklaroi që do të bëjë thirrje për bojkot.

Ndërkaq pas bastisjes së shtëpisë së Jakoimovskit në Karposh, policia u drejtua drejt shtëpisë së tij të dytë në Zhdanec, transmeton Maksfaks, përcjell Portalb.mk. Gjatë bastisjes prezent ishte edhe avokati i Jakimovskit, Viktor Cvetkovski.