KF Shkëndija pran eliminimit!

Shpërndaje

Ashtu siç pritej, austriakët e Salzburgut rezultuan vërtetë shumë të fortë për Shkëndijën, që u mposht me rezultatin 3-0 në sfidën e parë të turit të tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Tre gola, dy prej të cilëve me penallti, e bënë kualifikimin për më tej thuajse të pamundur për kuqezinjtë, që gjithsesi duhet thënë se zhvilluan një lojë mjaft të mirë në “Red Bull Arena” të Salzburgut.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, por tani shanset që Shkëndija të vijojë aventurën në Champions League, janë thuajse minimale.

Në rast eliminimi, kuqezinjtë do të vijojnë të luajnë në fazën Play Off të Ligës së Europës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Cork City-Rosenborg dhe nëse ia del të kualifikohet, do të bëhet pjesë e grupeve të këtij kompeticioni.