Ministri i Lëvizjes Besa, Asaf Ademi emëron vetëm drejtorë maqedon

Shpërndaje

Ministri Kulturës Asaf Ademi pas konkurseve të realizuara ka emëruar drejtorë në tetë institucione nacionale me mandat të plotë për katër vite.

Siç ka publikuar Ministria e Kulturës, Gordana Zmejkovska është emëruar drejtor në Bibliotekën “Grigor Përçiçev” në Ohër, Maja Andonovska – Ilievska për drejtor në Qendrën për kulturë në Manastir, ndërsa Roska Ilieva në Qendrën për kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë.

Për drejtor në Teatrin kombëtar në Manastir me mandat të plotë ëshë emëruar Ivan Jerçiq. Bllagoja Atanososki- në Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeun e Prilepit, Boban Huseinovski në Muzeun e Gjevgjelisë, Vaso Ristov, madje është emëruar drejtor në Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe Erdoan Maksut do të drejtojë Teatrin e turqve- Shkup.

Sic duket ministri ne fjale ka harruar nga cila parti vjen dhe nga cilet votues ka ardhe ne ate karrike ku eshte tani. Ne listen e emeruar duket vetem emra maqedon dhe nuk figuron asnje shqiptar./albazone.info