VMRO: Të hiqet TVSH-ja dhe akciza për naftën bujqësore

Shpërndaje

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e akuzon Qeverinë se në asnjë nga masat anti-krizë nuk ka përfshirë ndihmë ndaj fermerëve. Nga kjo parti thonë se bujqit po përballen me shpenzime të larta.

“Në muajt e fundit janë përballur me rritje drastike të çmimit të lëndëve të para, plehrave, si dhe rritjes së çmimit të naftës”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Kjo parti propozon disa masa që Qeveria duhet të merr ndaj fermerëve.

“Duhet të përjashtohet 100% akciza dhe TVSH-ja për naftën e gjelbër për fermerët për të gjitha degët bujqësore. Rritja e menjëhershme e subvencioneve për të gjitha degët bujqësore dhe pagesa e tyre para çdo sezoni të prodhimit. Qeveria duhet të heqë TVSH-në për të gjithë plehrat dhe kimikatet, si dhe të vendosë subvencione për plehrat që përdoren në prodhimin bujqësor”, thuhet mes tjerash në reagimin e partisë opozitare maqedonase./Telegrafi/