Teknologji

Samsung Galaxy S7 – të pambrojtur ndaj hakerëve

Shpërndaje

Është zbuluar se telefonat e mençur, Samsung Galaxy S7, kanë një të metë në mikroçipin e sigurisë.

Kjo vë në rrezik dhjetëra miliona përdorues ndaj hakerëve që synojnë spiunimin, kanë deklaruar hulumtuesit për “Reuters”, transmeton Klan Kosova.

Konsiderohej se Galaxy 7 dhe smartfonët e tjerë të prodhuar nga Samsung Electronics <005930.KS> ishin të imunizuar ndaj dobësisë së njohur si Meltdown, virus ky i cili i preku shumicën e kompjuterëve, smartfonëve dhe pajisjeve të tjera informatike në botë.

Studiuesit nga Universiteti Teknik i Austrisë, kanë bërë të ditur për “Reuters” se kanë zbuluar një mënyrë të re për t’i mbrojtur celularët Galaxy S7 nga sulmet Meltdown. Pritet që ekipi t’i publikojë gjetjet e tyre së shpejti në konferencën e sigurisë Black Hat në Las Vegas.

Hulumtuesi Michael Schwarz, ka thënë se “Ka potencialisht edhe më shumë telefona të prekur që ne ende nuk jemi në dijeni. Ka potencialisht qindra milionë telefona të mençur qw janë të prekur nga Meltdoën dhe tani ata nuk mund të mbrohen sepse edhe vetë shitësit nuk janë në dijeni”.

Galaxy S7, përdoret aktualisht nga më shumë se 30 milionë njerëz, sipas agjencisë kërkimore Strategy Analytics