MaqedoniTop Lajme

Borisov kërcënon me veto për BE, Zaev: ishte pakujdesi

Shpërndaje

Çdokush duhet të ketë kujdes për atë që flet, për shkak se mund t’i shkaktoj dëm vetes’. Këto janë fjalët që kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ka përdorur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se Kryengritja e Ilindenit ka karakter maqedonas.
“Nëse e ka thënë me paramendim, ose nuk e ka menduar mirë, përsëri është në dëmin e tij. Përshkak se kur do të vije tek dyert e BE-së, edhe ne duhet të japim pajtueshmëri dhe do të rikujtojmë këto gjëra. Këshilla ima deri tek të gjithë është që të jemi më të kujdesshëm”, ka deklaruar kryeministri bullgar, Bojko Borisov, transmeton SHENJA.
Ky reagim i Bojko Borisov vjen pas intervistës së Zoran Zaevit më 4 gusht ku ai deklaroi se “Kryengritja e Ilindenit është maqedonase, dhe nëse ndonjë shtetas i Bullgarisë dëshiron ta festojë atë, le ta festoj”.
Kjo deklaratë e tillë, ka ngjallur reagime të shumta në Bullgari, ndërsa opozita bullgare ka kërkuar nga kryeministri Borisov të kërkoj shpjegim nga Zaevi për fjalët e thëna.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Zaev në rrjetin social facebook, ka thënë se edhe politikanët ndonjë herë gabojnë në deklarata që i japin, zakonisht nga pakujdesia.
“Të mos lejojmë të kthehemi prapa. Ky është obligimi ynë para fëmijëve tanë. Ndonjëherë ndoshta nuk jemi të vëmendshëm dhe bëjmë gabime, por ju bind se është vetëm pakujdesi, për shkak se sinqerisht dëshirojmë bashkëpunim dhe miqësi siç e kemi nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi dhe miqësi”, ka thënë Zaev, duke shtuar se nuk mund të harojnë se si kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov dhe ministrja për punë të jashtme Ekaterina Zaharieva kanë luftuar për Maqedoninë në Këshillin e Ministrave të BE-së dhe Këshillin e Evropës që Maqedonia të merr datë për fillim të bisedimeve me BE-në. /SHENJA/