Maqedoni

Lirohet Afrim Ukshini, i dënuar në mungesë për rastin e Sopotit

Shpërndaje

Është liruar Afrim Ukshini i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua nga policia në vendkalimin kufitar Tabanoc. Ukshini ishte mbajtur në Policinë e Kumanovës deri në orët e vona të mbrëmjes  ndërsa më pas ishte sjell në Gjykatën Penale në Shkup, transmeton Alsat M. 

Edhe pse të akuzuarit në rastin “Sopoti” janë liruar tërësisht nga akuzat dhe janë shpallur të pafajshëm, ndalimi i tij nxjerr në pah se regjistrat e policisë nuk janë të përditësuara kështu që në listën e personave të kërkuar, figurojnë edhe më tej persona që që tashmë janë liruar nga aktakuza.

Ndryshe Afrim Ukshini ishte i dënuar në mungesë për rastin e “Sopoti”, ndërsa  ishte i pakapshëm për organet e rendit që nga viti 2003. Ndaj tij ishte ngritur akuzë për terrorizëm. Ukshini nuk ishte i pranishëm edhe gjatë seancave kur rastin e mori Prokuroria Speciale Publike. Prokuroria e Katica Janevës rastin e Sopotit e kishte mbyllur në mungesë të fakteve lidhur me akuzën. Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast 11-të persona u dënuan me mbi 150 vite burg për terrorizëm.