Maqedoni

KSHZ: Qytetarët vetë t’i verifikojnë të dhënat për Listën zgjedhore

Shpërndaje

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) u bën apel qytetarëve që t’i verifikojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë inspektimit publik për referendumin e vjeshtës që zgjat deri më 23 tetor. Nga atje theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore mund të bëhen vetëm me parashtrim të dokumentacionit përkatës.

“Mënyra e vetme që të zgjidhen problemet është azhurnimi i vazhdueshëm i Listës zgjedhore. KSHZ-ja në bashkëpunim me MPB-në dhe e Entin shtetëror të statistikës do të duhet vazhdimisht t’i azhurnojë ndryshimet e këtilla, ndërsa apelojmë deri te qytetarët sepse ata zakonisht i bëjnë ndryshimet, si ndërrimi i statusit, lajmërim, çlajmërim në vendbanim… ato janë dukuritë që zakonisht paraqesin problem. Personat kanë detyrim ligjor 15 ditë që ta paraqesin ndryshimin, megjithatë të gjithë ne, duke me përfshirë edhe mua edhe juve nuk e bëjmë këtë me kohë”, thotë kryetari i KSHZ-së, Oiver Derkovski.

Për këtë siç kanë detyrim organet shtetërore, ashtu edhe qytetarët kanë detyrim t’i paraqesin ndryshimet.

Lidhur me disa raste me më shumë persona në adresë të njëjtë, nga Komisioni thonë se ka procedura që me siguri është në vijim e sipër në MPB dhe se pastaj duhet të marrin vendim që të munden ato persona të mënjanohen nga Lista zgjedhore.

KSHZ-ja sot në seancë mori vendim që sqarimin lidhur me atë se kush është propozues i autorizuar dhe kush mund të zhvillojë propagandë publike ta sendërtojë në Rregulloren për referendum që u miratua në seancën e parë të tyren.