Punëtori vjedh aeroplanin për të bërë xhiro, përplaset në ishull (VIDEO)
Një punëtor i një kompanie ajrore që vodhi një aeroplan pasagjerësh në aeroportin e Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përplasur në një ishull aty afër, shkruan BBC.
Autoritete kanë njoftuar se personi ka marrë pa leje dhe ka ngritur aeroplanin të premten në mbrëmje, sipas kohës lokale.
Ende nuk dihet nëse punëtori që vodhi aeroplanin i ka shpëtuar përplasjes.
Autoritetet kanë njoftuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, se personi është vendas dhe mosha e tij është 29 vjeçare.
Sipas policisë punëtori nuk kishte pasur për qëllim të lëndojë askënd, përveç se të bëjë një shëtitje me aeroplan – por që gjithçka shoi në mënyrë tmerrësisht të gabuar.
Video of the stolen Q400 out of @SeaTacAirport being chased by an F-15 pic.twitter.com/L2RhTJnpga
— Strategic Sentinel (@StratSentinel) August 11, 2018