Maqedoni

Zaevi zbutet ndaj Bullgarisë

Shpërndaje

Patjetër të kemi kujdes për frymën e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe të ndërtojmë ardhmëri. Edhe politikanët edhe ekspertët edhe historianët, të gjithë duhet të kemi kujdes dhe të kontribuojmë për ndërtimin e miqësisë, tha kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën reagimet e shumta ndaj funksionarëve bullgar, pas deklaratës së tij se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase.

“Unë jam person i kujdesshëm dhe mendjemadhësitë e mia i lë me një anë, Bullgaria është partner i Maqedonisë. Apeloj deri te të gjithë që t’i lëmë me një anë interesat politike, populizmin e zbrazët dhe ajo që me të vërtetë na sfidon që të jemi jo-mjaftueshëm të kujdesshëm.

Marrëveshja me Bullgarinë e konfirmuam nëpërmjet nënshkrimeve tona, por për atë duhet që të kujdesemi dhe ta mbindërtojmë dhe vazhdimisht të përpiqemi ndaj ndërtimit të miqësisë e cila është me interes reciprom për të dyja vendet dhe dy popujt dhe gjeneratat të cilat vijnë. Duhet të gjithë të kemi kujdes dhe të kontribuojmë në atë miqësi të përbashkët”, tha Zaev.

Ndryshe, deklarata e kryeministrit ka shkaktuar reagime të shumta në Bullgari. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka deklaruar që të ketë kujdes me deklarata Zaevi pasi që kur të vijë koha e anëtarësimit Bullgaria do të duhet të vendos dhe atëherë do të kujtohet në fjalët e Zaevit.