Arabia Saudite e interesuar ta blejë kompaninë Tesla (Foto)
Elon Musk po dëshiron ta privatizojë kompaninë Tesla dhe për këtë i duhet para, ndërsa është e pa pritshme se kush iu paraqit si bashkëpunëtor
Gjatë javës së kaluar, mësuam se CEO i Teslas është duke planifikuar ta privatizojë këtë kompani, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, Musk është i njohur për qëndrimet e tij në Twitter, të cilat nuk heziton t’i mbrojë me këmbëngulje shumë të madhe. Shkrimi tij se është i interesuar ta blejë kompaninë dhe për këtë i duhen investitorë, ka zgjuar interesimin e publikut.
Meqenëse për këtë kompani duhet të paguhen më se 80 miliardë dollarë, Arabia Saudite ka bërë një hap përpara në ketë drejtim duke e treguar interesimin e saj.
Sipas Bloomberg, Fondi i Investimeve Publike në Arabinë Saudite që për momentin ka pesë për qind të aksioneve në Tesla, ka shfaqur interesim të madh që të jetë pjesë e privatizimit.
Ky shtet i pasur nuk e ka problem çmim e madh, vetëm se ky rast është shumë më kompleks. Në këtë industri duhet investim shumë i madh gjatë tërë kohës, ndërsa kthimi nuk është i menjëhershëm, apo thënë më mirë bëhet shumë vonë.
Derisa gjatë tërë kohës, duhet pasur ‘strategji-monitoruese’. Njohësit e automobilizmit, mendojnë se këta investitorë nuk duhet ta konsiderojnë Teslan si prodhues të veturave, por të ardhmen e makinave elektrike.
Deri më tani, ka vetëm projekte ideore dhe asgjë konkrete, ndërsa nuk ka ndonjë raport që tregon për ndonjë shifër. Mësohet se disa zyrtarë arabë, deri më tani kanë kryer disa biseda me Musk lidhur me privatizimin.
Gjëja më befasuese e kësaj blerjeje, do ishte fakti që Arabia Saudite po shfaqë interesim për makinat elektrike, duke lënë pas ato me djegie të brendshme. Tashmë dihet se ky shtet, është prodhuesi më o madh i naftës në botë. /Telegrafi/