Arrin në 22 numri i viktimave në Gjenova
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin e Gjenovës, ka deklaruar zëvendësministri italian i transportit, Edoardo Rixi.
“Pjesa qendrore e urës u shemb” ka thënë ai për “SkyNews24”.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet.