Bota

Merkel i ofron ndihmë Erdogan’it për ta shpëtuar Turqinë nga kolapsi, por ka një kusht

Shpërndaje

Angela Merkel ka ofruar që t’i ndihmojë Erdogan’it në përpjekje për të evituar kolapsin e vendit.

Kancelarja i ka ofruar Turqisë kredibilitetin e Gjermanisë për të ndihmuar në ndaljen e kaosit ekonomik.

Duke folur me telefon me liderin turk të mërkurën, Merkel u pajtua për një takim në mes të dy ministrave të financave të të dyja vendeve në ditët në vijim.

Holger Schmieding, ekonomist në Berenberg, tha se takimi në mes dy ministrave do të jetë një shpatë më dy teha për Turqinë.

Ai tha se Olaf Scholz me gjastë do t’i thotë homologut turk se çfarëdo mbështetje nga Berlini do të kërkojë “një kalim në një politikë monetare kredibile që është e pavarur, me shkallë më të lartë të interesit.”

Kancelarja gjermane gjithashtu ka ofruar takim mes dy liderëve më 28 dhjetor.

Edhe pse Gjermania ende nuk ka ofruar ndihmë financiare, vetëm mbështetja e saj mund të ndihmojë që Lira turke të rekuperohet nga rënia rekorde javëve të fundit.

Merkel më herët këtë javë tha se askush nuk është i interesuar që Turqia të destabilizohet ekonomiksht.