Top Lajme

Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë

Shpërndaje

Arabia Saudite ka njoftuar se ka dhuruar 100 milionë dollarë për projektet e stabilizimit në verilindje të Sirisë, në zonat që dikur ishin të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik. Tani, këto zona kontrollohen nga forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington tha se paratë do të “shpëtonin jetë dhe do të ndihmonin në organizimin e kthimit të sirianëve të zhvendosur dhe do të parandalonin rivendosjen e IS-it”.

Paratë do t’i kushtohen bujqësisë, arsimit, rinovimit të infrastrukturës, rregullimit të ujësjellësit.