Top Lajme

Kosova “gjunjëzohet” para presionit ndërkombëtar (VIDEO)

Shpërndaje

Politikanët kosovarë, sa nga Brukseli e sa nga Prishtina, janë deklaruar fuqishëm kundër vizitës së Aleksandër Vuçiqit, presidentit serb në Liqenin e Ujmanit.

Ka qenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndër të parët që ka thënë se “Vuçiqi s’ka çka lyp tek Liqeni i Ujmanit”.

Madje Ministria e Jashtme edhe zyrtarisht tha “se Vuçiqit i lejohet hyrja në Kosovë, por jo edhe vizita tek Ujmani”.

Shefi i kësaj minstrie, Behgjet Pacolli, sot nga Brukseli tha se nuk beson që Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të shkojë ilegalisht në Ujman. Madje e quajti Vuçiqin të urtë dhe të kulturuar për ta bërë këtë veprim.

“Nuk besoj se ai vjen pas refuzimit. Presidenti i Serbisë është njeri i urtë dhe i kulturuar. Ai nuk vepron jashtë ligjit. Çdo kund nëse vepron jashtë ligjit, pasojnë konsekuencat”.

Pacolli nuk beson se Vuçiqi hyn ilegalisht në Kosovë – në të kundërtën do të ketë konsekuenca.

Megjithë këto reagime, Vuçiq do të vijë nesër në Kosovë. Vizitën e tij e konfirmoi vetë ai përmes një konference për media.

Madje ai tha se vendi i parë që do ta vizitojë do të jetë Gazivoda, njofton Klan Kosova.

Më pas lajmin për Klan Kosovën e ka konfmriuar edhe Ministria e Jashtme.

“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë rreth orës 20:50. Kemi pasur presion nga BE dhe një zyrtar amerikan, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”.

Pacolli konfirmon: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE.

Vuçiq vizitën e tij do ta nis në ora 14:30 në Zubin Potok, ndërsa rreth orës 15:15 do ta vizitojë Liqenin e Ujmanit./klan kosova