Maqedoni

Dibër: A shkuan votat e VMRO-së për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka?! (Foto)

Shpërndaje

Dje në qytetin e Dibrës përveç zgjedhjeve presidenciale u zhvilluan edhe zgjedhje lokale.

Në garë për të udhëhequr me Dibrën ishin Arben Agolli si kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka nga BDI.

Fitues ishte Duka i BDI-së që mori 4 106 vota, kurse Agolli i ASH-së mori 3 834 vota.
Kurse në zgjedhjet presidenciale, dibranët votuan në këtë mënyrë.

Blerim Reka fitoi 3 810 vota kurse, Pendarovski 3 160 vota dhe Siljanovska e VMRO-së 875 vota.

Nëse krahasohen votat e Rekës dhe Agollit thuajse janë të barabarta, Blerim Reka 3 810 vota kurse Arben Agolli 3 834.

Kurse Hekuran Duka i ka gatise votat e njëjta si të Pendarovskit dhe Siljanovskës së bashku. Hekuran Duka ka 4 106 vota dhe Pendarovski + Siljanovska 4 035 vota së bashku.

Dhe këtu lind pyetja, votuesit e kandidates së VMRO-së në zgjedhjet presidenciale a shkuan për Hekuran Dukën e BDI-së për zgjedhjet lokale?