Mazhoranca mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhjet e 30 qershorit
Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e kësaj të mërkure, Kryesinë.
Në fokus të këtij takimi nga selia roze është përgatitja për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në mënyrë të vecante janë diskutuar hapat e fundit që do ndiqen për përzgjedhjen e kandidateve për kryetar bashkie por edhe këshilltarët bashkikë.
Pritet që emrat të zyrtarizohen në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme që PS, e cila do të mbahet me 10 maj.
Afati I fundit për regjistrimin e listës së kandidateve për këshillat bashkiak përfundon me 13 maj.