Ahmeti: Brezave të ri ju përcjellim atdhedashurinë e veprimtarëve të kombit

Shpërndaje

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në Akademinë e falenderimit për Lëvizjen kombëtare shqiptare e organizuar nga shoqata Lëvizja në Likovë. Nga atje, Ahmeti ka theksuar se brezave të ri duhet të ju përcjellim atdhedashurinë e veprimtarëve të kombit.

“Sot në Likovë mora pjesë në Akademinë e falenderimit për Lëvizjen kombëtare shqiptare, nën organizimin e shoqatës “Lëvizja”.

Me këto evenimente dhe përkujtime, ju përcjellim brezave të ri atdhedashurinë të cilën e kanë pasur veprimtarët e kombit shqiptar, të cilët nuk duhet harruar në asnjë moment” ka shkruar Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook.