LSDM: VMRO mori karton të kuq nga qytetarët në rrethin e parë
VMRO-DPMNE mori karton të kuq nga qytetarët në rrethin e parë, humbi dhe filloi të qajë për shkak të humbjes së cekur bindëse në rrethin e dytë, thonë nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke atakuar rivalin e tyre politik VMRO-DPMNE-në, përcjellë gazeta KOHA.
“VMRO-DPMNE humbi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Këto nuk ishin zgjedhje lokale, ndërsa atje ku pati zgjedhje të parakohshme për kryetar të komunës, gjithashtu VMRO-DPMNE humbi. Në zgjedhje, karton të kuq mori koncepti destruktiv i Siljanovskës, Mickovskit dhe VMRO-DPMNE-së të cilët humbën në rrethin e parë dhe atë fakt nuk e përgënjeshtron asnjë matematikë gazmore e Mickovskit dhe Siljanovskës. Për VMRO-DPMNE-në dhe Gordana Siljanovskën komunat Karposh, Qendër, Çair, Shuto Orizarë, Saraj ku humbën me dallim të madh dukshëm nuk janë pjesë e Qytetit të Shkupit, kështu që në dëshpërim vetëinkurajohen duke gënjyer se kanë fituar në tërë Shkupin”, thuhet në komunikatën për media të LSDM-së, transmeton gazeta KOHA.
Më tej, në komunikatë thuhet se të mësuar me shantazhe, presione dhe kërcënime para zgjedhjeve që i kryente ndaj qytetarëve, institucionet dhe kompanitë private, VMRO-DPMNE sot nuk mund të pajtohet se në zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira kandidatja e tyre Gordana Siljanovska humbi në rrethin e parë dhe bindshëm do të humbë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Dje VMRO-DPMNE gënjeu për gjoja presione ndaj kompanive private të cilat shumë shpejtë u demantuan, ndërsa sot gënjen për gjoja presione në Qytetin e Shkupit. Skenare ekzistojnë vetëm në kokat e Siljanovskës dhe Mickovskit, të cilët të ngujuar në matricën e regjimit kërkojnë alibi për humbje bindëse më 5 maj”, thonë nga LSDM-ja.